MPJ Maqedoni njofton se dje dhe sot komisioni i përbashkët i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore në mes RMV-së dhe Bullgarisë.
Nga MPJ thonë se në këto takime janë diskutuar çështjet e teksteve të historisë në të dyja vendet.
“Dje dhe sot është mbajtur takimi i 23-të e Komisionit, ku në bazë të komenteve të shkëmbyera janë diskutuar çështjet e teksteve të historisë në të dyja vendet. Anëtarët e Komisionit shkëmbyen ide dhe argumente se si të përmirësohen tekstet e historisë dhe shkëmbyen disa propozime-rekomandime që mbeten bazë për diskutime të mëtejshme”.
“Mbledhja e radhës e rregullt e Komisionit do të mbahet më 30 dhe 31 mars 2023”, thonë nga MPJ Maqedoni./Telegrafi/