Në qytetin e Selanikut do të mbahet sot takimi katërpalësh Greqi, Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari.
Përfaqësues të lartë të këtyre shteteve do të diskutojnë për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në drejtim të integrimit në Bashkimin Evropian (BE), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrat për Punë të Jashtme do t’u qasen temave të integrimit, sfidave të rajonit, situatave në Lindje të mesme dhe Mesdheut lindor, të ardhmes së Evropës, dhe lëvizjet e refugjatëve dhe migrantëve në drejtim të Ballkanit.
Megjithëse është përfolur, nuk ka një njoftim zyrtar nëse do të ketë takim tet-a-tet ndërmjet diplomatëve Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, për çështjen e emrit./Telegrafi/