Site icon Telegrafi

Takim Kasami -Staffansson, diskutojnë për gjendjen politike në Maqedoni

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa njofton se kryetari i saj, Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Staffansson.

Në takim është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së arshme. Kasami e njoftoi ambasadorin Staffansson për rolin që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në formimin e qeverisë së ardhshme.

Palët janë dakordësuar që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version