Telegrafi

Takim joformal BE-Ballkani Perëndimor, Mogherini fton përfaqësuesit e shteteve

Agjencia serbe e lajmeve ”Beta” bën të ditur se shefja e diploamcisë evropiane, Federica Mogherini do t’i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një takim pune joformale në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime diplomatike për këtë agjenci thonë se para takimit të përbashkët, Mogherini do të realizojë takime dypalëshe me secilin përfaqësues të Serbisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës./Telegrafi/