Oda ekonomike Maqedoni-Turqki (MATTO), Oda ekonomike e Izmirit dhe Oda ekonomike e Maqedonisë, organizojnë sot forum afarizmi maqedono-turk, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, aktiviteti do të mbahet në Shkup, ndërkaq do të marrin pjesë kompani të Teknologjisë Informatike dhe të sektorit shëndetësor.
Qëllimi i forumit është përparimi i bashkëpunimit të korporatave, pjesëmarrje e përbashkët në projektet e BE-së dhe pjesëmarrje e përbashkët në tregjet e treta./Telegrafi/