Telegrafi

Takim Dimitriev – Petir për gjendjen e tanishme politike në vend

Kryetari i qeverisë teknike të Maqedonisë për organizimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev, sot është takuar me Marijana Petir, përfqësuese e Parlamentit Evropian (PE), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për integrimet evropiane të vendit, reformat të cilat janë në zbatim e sipër dhe gjendja e tanishme politike në vend. Është biseduar edhe për reformat në sferën e ekonomisë dhe bujqësisë, që kanë për qëllim rritjen ekonomike dhe të punësimit.

Në njoftimin e kabinetit qeveritar, theksohet deklarimi i përfaqësueses Petir për vazhdimin e bashkëpunimit të të dy palëve në të ardhmen, në të gjitha fushat e interesit, për realizimin e reformave dhe qëllimeve strategjike të Maqedonisë.