Site icon Telegrafi

Takim afaristësh nga Maqedonia dhe Serbia

Oda Ekonomike e Maqedonisë do të organizojë sot takime afariste ndërmjet kompanive maqedonase dhe serbe, me qëllim të përparimit dhe shpeshtimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimet afariste do të konstituohet zyrtarisht Këshilli afarist maqedono-serb/serbo-maqedonas që do të funksonojë në kuadër të dy odave dhe do të shërbejë si urë për përshpejtimin dhe forcimin e bashkëpunimit të deritanishëm dhe lidhjes së subjekteve ekonomike të të dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version