Telegrafi

Takam i frustruar në gjyqtarin: Pse e ndërpreu duelin, dua rimeç

<> at Principality Stadium on October 28, 2017 in Cardiff, Wales.

Boksieri francez me origjinë kamerunase, Carlos Takam, nuk ka mundur ta pranojë lehtë humbjen nga Anthony Joshua në raundin e 10-të në duelin që u zhvillua në Principality Stadium të Kardifit.

Joshua dominoi sfidën ndaj Takam, pasi ky i fundit e goditi me kokë në hundë keq në raundin e dytë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajemt rreth meçit mes Joshuas dhe Takam (Foto/Video)

Pas shumë goditjeve nga Joshua, ishte Takam ai që u gjakos dhe gjyqtari ndërhyri për të ndërprerë ndeshjen me nokaut teknik në favor të Joshuas në raundin e 10-të.

Vet Takam u shpreh tejet i zhgënjyer nga verdikti i gjyqtarit, e madje kërkoi një rimeç.

“Joshua është kampion i madh. Ai është kampioni. Nuk e di pse gjyqtari e ndërpreu duelin. Nuk mund ta pranoj këtë, as Joshua besoj nuk deshi të ndërpritej dueli”.

“Natyrisht se dua një rimeç nëse më mundësohet kjo. Kam pasur vetëm 12 ditë për t’u përgatitur për këtë luftë dhe do të doja edhe një mundësi tjetër”, deklaroi Takam pas ndeshjes. /Telegrafi/