Telegrafi

Tajvani studion taktikat e luftës që i aplikoi Ukraina kundër Rusisë

Një grup punues është formuar nga ministria tajvaneze e Mbrojtjes, për të studiuar taktikat e luftës në Ukrainë.

Duke folur para gazetarëve, ministri tajvanez i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng, tha se kanë qenë në “kontakt” me vendet e tjera për të diskutuar sesi është luftuar në Ukrainë – duke theksuar se është formuar një grup punues për ta studiuar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se granatimet do të vazhdojnë në Chernihiv, pavarësisht premtimeve të Kremlinit

Një ndër temat më të diskutuara do të përfshijë performancën e dobët ushtarake të Rusisë dhe rezistencën e fuqishme të Ukrainës.

“Jo vetëm që do të diskutohet me SHBA-të, por edhe me vendet tjera me të cilët kemi kontakt të vazhdueshëm”, shtoi ministri  tajvanez. /Telegrafi/