Një grup punues është formuar nga ministria tajvaneze e Mbrojtjes, për të studiuar taktikat e luftës në Ukrainë.
Duke folur para gazetarëve, ministri tajvanez i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng, tha se kanë qenë në “kontakt” me vendet e tjera për të diskutuar sesi është luftuar në Ukrainë – duke theksuar se është formuar një grup punues për ta studiuar, transmeton Telegrafi.
Një ndër temat më të diskutuara do të përfshijë performancën e dobët ushtarake të Rusisë dhe rezistencën e fuqishme të Ukrainës.
“Jo vetëm që do të diskutohet me SHBA-të, por edhe me vendet tjera me të cilët kemi kontakt të vazhdueshëm”, shtoi ministri tajvanez. /Telegrafi/