Telegrafi

Tajlandë, vazhdon misioni i kërkimit të 12 futbollistëve në shpellë (Foto/Video)

Autoritetet vendore thanë se operacioni për nxjerrjen e 12 futbollistëve dhe trajnerit të tyre mund të zgjasë dy deri në katër ditë, por gjithçka varet nga moti.

Njoftimi erdhi se misioni i shpëtimit kishte filluar. Ekipet e shpëtimit hynë në shpellë në orën 10 lokale, ndërkohë që në hyrjen e saj kanë mbetur vetëm ekipet e zhytjes, mjekët dhe forcat e sigurisë.

“Sa po kanë ardhur ekspertët e shpëtimit nga Australia, SHBA, Tailanda, Kina dhe Evropa dhe do t’i ndihmojnë ata të dalin ngadalë në hyrjen e shpellës, duke përdorur një sistem litar në disa seksione”, thuhet në deklaratën e autoriteteve, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Tajlandë, nis misioni i shpëtimit të 12 futbollistëve në shpellë

“Për shkak të kompleksitetit të shpellës dhe vështirësisë së operacionit, nuk dihet se sa kohë do të duhen para se ekipi të mund të nxjerrë grupin e parë të djemve. Zhytësit do të punojnë me mjekët në shpellë për të vlerësuar shëndetin e tyre para se të përcaktojnë se kush do të dalë më herët”, vijon njoftimi.

Ende mbetet e paqartë sesi do të zhvendosen djemtë e bllokuar, por gjasat janë që në këtë udhëtim për të dalë sërish në dritën e diellit atyre do t’iu duhet të zhyten në disa raste, e në disa të tjera ku niveli i ujërave lejon, të mund të ecin. /Telegrafi/