Vendet si India dhe Tajlanda kanë kërcënuar me burgim të gjithë ata, që me lajme të rreme do të mund të rrezikonin jetën e qytetarëve në kohën e pandemisë së coronavirusit.
Tajlanda dje ka bërë të ditur se autorët e shakave të 1 Prillit do të mund të dënoheshin deri në pesë vite burgim, kurse në Indi njësitë për siguri kibernetike kanë njoftuar se do të ndjekin penalisht secilin person që shpërndan lajme të rreme për 1 Prill, transmeton Telegrafi.
Edhe Google që dikur njihej për shakatë e 1 Prillit, sivjet ka hequr dorë nga kjo traditë për shkak të pandemisë së coronavirusit, që deri më sot ua ka marrë jetën 40 mijë personave në mbarë botën.
Megjithatë nuk dihet nëse ka pasur individë të caktuar në këto dy shtete, që kanë pasur sot guximin të publikojnë ndonjë lajm të rremë. /Telegrafi/