Site icon Telegrafi

Tajani: Aleksandri i Madh ka qenë grek (Cicërimë)

 

Unë mirë jam i njoftuar me historinë. Aleksandri i Madh ka qenë grek me ide të cilat kontribuan për lindjen e Evropës, kështu ka shkruar në gjuhën greke kryetari i ri Parlamentit Evropian, Antonio Tajani në profilin e tij në Twitter, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Opinioni grek, politikanë, eurdeputetë dhe mediat e kanë përshëndetur këtë hap të kryetarit të Europarlamentit pas shqetësimeve të djeshme për deklaratën e Tajanit gjatë vizitës së vitit të kaluar në Shkup, kur ai e quajti vendin tonë Maqedoni.

Kefalojanis i ka shkruajtur letër paraprakisht të hapur Tajanit, ku i’a prezantoi ‘të vërtetën historike’, sipas tij, dhe i bën me dije disa ‘fakte historike’ për të cilat pohon se dëshmojnë se ‘Aleksandri i Madh ka qenë grek’, njofton AIM.

Fjalimin e vitit të kaluar të Tajanit në Shkup dje e komentoi edhe ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias gjatë komisionit parlamentar për punën e MPJ-së greke, duke informuar se me këtë çështje do të merret zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Georgios Katrougalos dhe se eurodeputeti i Syrizas, Dimitrios Papadimoulis veçmë ka dërguar protestë me shkrim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version