Telegrafi

Taipi vjen me golin e katërt sezonal (Video)

Gjelbrim Taipi ka arritur të shënojë përsëri për skuadrën e tij Ëill.

Në divizionin e dytë zviceran ka shënuar sërish mesfushori Gjelbrim Taipi (4 gola këtë sezon), duke i dhënë avantazhin fillestar Willit me penallti në minutën e 59-të në Chiaso, por vendasit barazuan 11 minuta para përfundimit, duke bërë që ndeshja të mbyllej 1-1.

Titullar për Willin luajti edhe qendërmbrojtësi Adonis Ajeti, i zëvendësuar në minutën e 57-të.

Ai shënoi nga pika e bardhë.

Një gabim tjetër i Willit, që në këtë mënyrë mbetet 8 pikë pas Lozanës kryesuese dhe praktikisht gara për ngjitje në Superligë ka marrë fund.