Telegrafi

Taipi rikthehet nga lëndimi, e ardhmja kombëtares shqiptare

Njëri nga futbollistët më perspektiv në trojet shqiptare llogaritet edhe Shqiprim Taipi.

Mesfushori nga Tërrnoci i Luginës është pjesë e klubit të madh shqiptar, Shkëndija e Tetovës që disa vite.

Ai llogaritej si e ardhmja e futbollit shqiptar, por muaj më parë pësoi një lëndim të rëndë që e detyroi të qëndroj jashtë fushave për shtatë muaj.

Por tani në fund të stinorit, Taipi është rikthyer në fushë dhe ditën e djeshme ndaj Renovës luajti për gjatë 90 minutave.

20-vjeçari pritet të jetë lider i Shkëndijes së Tetovës për edicionin e ardhshëm pasi është shëruar plotësisht nga lëndimi.

Gjithsesi lojtari pritet të marrë së shpejti ftesë edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë për grupmoshat U21.

Kujtojmë që Shqiprimi është vëllai i vogël i ish-anëtarit të Shqipërisë, Gjelbrim Taipi i cili që disa vite po shkëlqen në futbollin zviceran. /Telegrafi/