Telegrafi

Tahiri: Vendimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së, puro politik

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se vendimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së, është puro politik.

Ai ka thënë se ka një diskrepancë në mes raportit që kanë marr dhe punës së mirë që bëhet në RTK.

“Raporti nuk e ka pasqyruar atë që unë e di se çfarë bënë RTK. Ky shkarkim është puro politik, është i njëanshëm nuk ka të bëjë asgjë me vlerësimin e një organi siç është Bordi, ka të bëjë me një vendim që të vendoset një Bord tjetër i cili i shërben qeverisë dhe jo publikut”, tha Tahiri. /Telegrafi/