Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka vazhduar me kritika ndaj pushtetit.
Sipas Tahirit, janë tri raste që dëshmojnë se LVV po synon të fshehë disa të vërteta, transmeton Telegrafi.
“Tre raste që dëshmojnë se Vetëvendosja synon ta fsheh hajninë e mashtrimet e saj dhe i frikësohet të vërtetës:1. E kanë bojkotuar votimin e komisionit hetimor për humbjen e mostrave të Astrit Deharit. 2. E kanë sabotuar punën e komisionit hetimor për rezervat shteterore.3. Dje nuk e votuan themelimin e komisionit hetimor për mbi 200 milion euro kontrata njëburimore. Pse gjithë kjo frikë nga e vërteta?”, thotë Tahiri përmes një postimi në Facebook.
Tahiri gjithashtu në deklarimet e tij të fundit ka kërkuar që vendi sa më shpejtë të shkojë në zgjedhje parlamentare./Telegrafi/