Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri ka reaguar pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ka ironizuar me veprimet e opozitës.
Sipas Tahirit, video tregon më së miri frikën që ka pozita nga opozita, duke shtuar tutje që shumë shpejt do t’i përcjellin disa në shtëpi e disa në burgje.
“Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje”, thuhet në reagimin e Tahirit.
Ndryshe, sot LVV ka dalë sot me një video ironizuese, ku flet për “veprimet dhe deklaratat e opozitës”.
Në një postim në Facebook, LVV thekson se “mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë. /Telegrafi/