Telegrafi

Tahiri: Për Presidentin, LDK-ja do të ketë përparësi

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhafer Tahiri gjatë një bisede në RTV Dukagjini, konfirmoi se Vjosa Osmani do të jetë e propozuara e kësaj partie, për ta zëvendësuar Glauk Konjufcën në krye të Kuvendit

Ai, gjithashtu tha se ka një mirëbesim që LDK-ja pas një viti, të ketë përparësi sa i përket emërimit të kandidatit për president.

Tahiri madje, e përmendi Isa Mustafën, si figurën më që mund të jetë i propozuar pasi që presidentit aktual, t’i kalojë mandati.