Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka folur sërish për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Tahiri në një postim në Facebook, është shprehur e befasuar me hetimet që po kryhen rreth këtij sulmi.
Ajo e ka quajtur të pakuptimtë, zvarritjen e hetimeve ndërkohë që Serbia ende nuk është ndëshkuar.
“Po vazhdon retorika irrituese e partnerëve ndërkombëtar rreth hetimeve të rastit të Banjskës, ndërkohë që Serbia ende nuk u ndëshkua! E pakuptimtë kjo zvarritje përkundër avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe inteligjencës artificiale!”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri ka shkruar se më së shumti është e befasuar me ShBA-në pasi BE-së i duhet muaj për marrjen e vendimeve.
“Po më befason SHBA-ja, sa për BE-në i duhen muaj të tërë derisa merr vendim në mungesë të unitetit në politikën e jashtme. Kjo nuk është vetëm irrituese por edhe e rrezikshme”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/