Site icon Telegrafi

Tahiri: Paga e kryeministrit do të zvogëlohet, tendenca me e mohu këtë është dezinformim

Në fund të marsit të këtij viti, Qeveria e Kosovës pritet të bëhet me Ligjin e ri për Pagat.

Si rezultat i këtij ligji përveç zvogëlimit të numrit të ministrive, pritet t’i zvogëlohet paga edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj gjatë një takimi me minatorët në Mitrovicë, ka thënë se ka kërkuar nga ligjvënësit që t’i zvogëlojnë rrogën atij.

Por, për këtë nuk besojnë partitë opozitare, të cilët i kanë reaguar Haradinajt.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, e ka cilësuar deklaratën e Haradinajt si skandaloze.

“Mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”, ka thënë Aiu.

Ndërkaq, Besnik Tahiri, Këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tendenca me e mohu çështjen e zvogëlimit të pagës së Haradinajt, është tendencë për dezinformim.

Lexo po ashtu Aliu: Mashtrimi i Haradinajt për zvogëlim të pagës, më skandaloz se i Labinot Tahirit

Tahiri që njëherë është edhe koordinator nacional për reformën qeveritare,  ka thënë se me ligjin e ri për paga, kryeministrit do ti zvogëlohet paga.

“Paga e Kryeministrit me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet, mu ashtu siç ka deklaruar Kryeministri Haradinaj. Tendenca me e mohu këtë është vetëm dezinformim.” ka shkruar Tahiri.

Lexo po ashtu Haradinaj kërkon që t’i zvogëlohet rroga

Mediat kanë raportuar se nëse hyn në fuqi Ligji i ri për Paga ekziston një nen, që e bën të pa prekshëm kryeministrin.

Është pikërisht neni 27 i projektligjit për pagat, i cili siguron që nëse një zyrtar publik pëson ulje të pagës, atij do t’i ofrohen shtesa që e mbulojnë diferencën e pagës.

Ndërkaq, këtë projektligj të pagave po e kundërshtojnë disa sektorë publikë, duke përfshirë arsimin dhe shëndetësinë, të cilët kanë hyrë në greva të përgjithshme, me të vetëm kërkesë ngritjen edhe të pagës së tyre./Telegrafi/

Exit mobile version