Site icon Telegrafi

Tahiri: Nëse Presidenti mandaton sërish Albin Kurtin, bën shkelje kushtetuese

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shpjeguar opsionet që sipas tij i ka presidenti në dispozicion për qeverinë e re.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Albin Kurti e ka konsumuar të drejtën e tij për kryeministër, përcjell Telegrafi.

“Në këtë legjislaturë Kurti nuk mund të bëhet më kryeministër. Edhe Xhelali mund të nominohet apo kushdo tjetër nga Vetëvendosje por Kurti jo. Nëse Presidenti e mandaton Kurtin bën shkelje kushtetuese”.

Deputeti i PDK-së thotë se Amerika në kohë krize i shkurtoi fondet për të gjitha shtetet tjera pos Izraelit, Gjeorgjisë dhe Kosovës ndërsa sipas tij me ardhjen e Kurtit në qeveri Amerika ndali fondet për Kosovën.

Lexo po ashtu Tahiri: PDK qëndron në opozitë, të bëhen bashkë LVV, LDK, AAK e Nisma dhe ta realizojnë ëndrrën e vitit 2014

Tahiri thotë se Haradinaj e nisi rrugën kundër Amerikës ndërsa sipas tij Kurti e fuqizoi edhe më shumë këtë rrugë.

Deputeti i PDK-së thotë se kjo parti kishte kërkuar pezullimin e taksës prej 120 ditëve pikërisht për të ruajtur raportet me Amerikën./Telegrafi/

Exit mobile version