Site icon Telegrafi

Tahiri: Nëse Kurti e miraton draftstatutin e Asociacionit do ta ketë problem qëndrimin në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgjegjësi për marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

Ai në “Debat Plus”, tha se nëse miratohet draft statuti për Asociacionin, do të jetë tradhti kombëtare.

Sipas tij nëse Kurti e miraton atë draft, do ta ketë problem të qëndroj në Kosovë.

Tahiri theksoi se nuk beson se do miratohet ai version i Asociacionit.

“Marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit nuk ka pikë nga qielli, Kurti e ka dhënë kontributin edhe aty… Kurti e ka parë që krijimi i këtij institucioni do ta ndajë Kosovën në dysh në dy entitete politike territoriale. Jam i bindur se me këtë qeveri nuk e qon përpara, është tradhti kombëtare, nuk e miraton. Vendi do shkojë në zgjedhje… Nuk e miraton draft-statutit, me dërgu vendin në zgjedhje”, tha ai.

“Nëse e miraton do ta ketë problem me qëndrua në Kosovë. Atëherë do të lind problemi i madh, do ta përjetojmë organizimin territorial të tyre, do hyjmë në problem të madh edhe ndëretnik”, vijoi ai.

EKSKLUZIVE: FLET AVOKATI SERB QË U PËRUL PARA JASHARAJVE - Debat Plus me Ermal Pandurin

Exit mobile version