Ish-kryengociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka folur sërish për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Tahiri në një postim në Facebook, ka kritikuar partinë në pushtet për mospublikimin e draftit të këtij statusi.
Ajo ka pyetur LVV-në se nëse ky draft është për tu mbrojtur, atëherë pse po mbahet i fshehtë.
“Zyrtarë të lartë të VV-së po mbrojnë draft-statutin e Asociacionit para publikut, por publiku nuk e ka parë dokumentin. Nëse qenka për tu mbrojtur atëherë pse po mbahet i fshehur”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/