Telegrafi

Tahiri: Kushtetuta u shkel nga Qeveria, marrëveshja me Serbinë të shkojë në Kushtetuese

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri vlerëson se me marrëveshjen e arritur me Serbinë së fundmi, Qeveria ka shkelur Kushtetutën.

Andaj sipas saj kjo marrëveshje duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Këto komente Tahiri i ka bërë pikërisht në 15 vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës.

Lexo po ashtu Krasniqi: 15 vite pas miratimit të Kushtetutës, kemi një Qeveri e kryeministër që merr veprime antikushtetuese

“Sot Dita e Kushtetutës të shtetit tonë. U shkel nga qeveria,  nuk përmendet ne marrëveshje me serbinë, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicën serbe. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar ajo në Facebook.