Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri vlerëson se me marrëveshjen e arritur me Serbinë së fundmi, Qeveria ka shkelur Kushtetutën.
Andaj sipas saj kjo marrëveshje duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Këto komente Tahiri i ka bërë pikërisht në 15 vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës.
“Sot Dita e Kushtetutës të shtetit tonë. U shkel nga qeveria, nuk përmendet ne marrëveshje me serbinë, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicën serbe. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar ajo në Facebook.