Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri kritikoi sot kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin e tij jashtë shtetit në kohën kur qytetarët e Deçanit përballeshin me helmim nga uji dhe në disa vende në Kosovë pati vërshime.
Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se nuk di çfarë interesi ka Kosova nga seminaret e së majtës ku mund të flitej gjithçka përveç për interesa të Kosovës.
Ai më tej tha se prania e Kurtit në festivalin e filmit në Kanë ishte jo e nevojshme, pasi festivali është i dedikuar për artistë, e jo për politikanë.
“Pas helmimit të qytetarëve në Deçan do të duhej të ktheheshe nga Greqia, që është, 6,7 orë me veturë”, tha ai.
Ai tha se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkek pas vërshimeve në shtetin e saj ndërpreu vizitën në SHBA. /Telegrafi/