Telegrafi

Tahiri: Kurti do punojë për Kosovën

Ish zv.kryeministrja e Kosovës dhe ish-udhëheqësja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri tha se Albin Kurti në postin e kryeministrit do të punojë për popullin dhe do të jetë i suksesshshëm.

“Albin Kurti u votua nga populli, por duhet të jem dhe e drejtë me LDK-në, të presim deri në  numërimin e votës së fundit. Albini u votua nga populli dhe unë besoj se do punojë në interes të Kosovës”, deklaroi Tahiri, në Top Channel.

Ndërsa kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, bëri një lidhje direkte  për TCH, e pyetur  nëse e priste këtë rezultat, Mimoza Kusari Lila u shpreh se “Prisnim që fitorja dhe diferenca me LDK-në të ishte më e madhe, por fitorja pritej. Qytetarët nuk mund të vazhdonin më me një qeverisje të korruptuar.”

”Sa është mundësia për kualicion me LDK-në?”, u pyet Kusari Lila.

“Po mundësitë janë të shumta. Për punët e brendshme të LDK-së nuk më takon mua të flas, por duke parë parasysh edhe diskutimet para votimeve gjasat për koalicion janë të shumta”, tha ajo.

E pyetur për Albin Kurti në pozicionin e kryeministrit, Kusari Lila theksoi se “Albin Kurti do të jetë kryeministër i popullit të Kosovës”. /tch/