Site icon Telegrafi

Tahiri: Kurti po dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me dialogun e targave.

Ajo përmes një shënimi në Facebook ka thënë se Kurti po përgatitet për kompromise.

“Kurti po dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise”, ka shkruar Tahiri.

Ajo pretendon se tashmë kompromision e parë e ka bërë kryeministri.

“Tashmë të parin e bëri duke pranuar mungesën e njohjes reciproke ne planin franko-gjerman”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me Brukselin për gjetjen e një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, pasi natën vonë ai u pajtua me kërkesën amerikane për një shtyrje 48 orëshe të zbatimit të vendimit për përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia./Telegrafi/

Exit mobile version