Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se një grevë legjitime, kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.
Sipas Tahirit, tallja me grevistët është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë.
“Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë. Thyerja eventuale e saj është thyerje e çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë.
Fatekeqesisht, një grevë legjitime Kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.
Një lëshim për Kryeministrin sot, është një vit më shumë dominimi total dhe jo demokratik për Kryeministrin nesër.
Është e pabesueshme me çfarë mendësie qeverisëse e politike jemi duke u ballafaquar”, ka thënë Tahiri.