Telegrafi

Tahiri kritikon Kurtin: Kjo Qeveri nuk solli asnjë njohje të re për Kosovën

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, e ka komentuar vizitën në ShBA të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke drejtuar kritika ndaj tij.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vizita e Kurtit në SHBA është më shumë si fushatë politike sesa diplomatike.

Ajo po ashtu e kritikoi Qeverinë Kurti që për këto vite qeverisje nuk solli asnjë njohje.

“Kreu i shtetit bëri fushatë politike në Amerikë dhe jo fushatë diplomatike- nuk solli asnjë njohje – prej se kemi këtë qeveri nuk ka ardh asnjë njohje për Kosovën- vendnumërim i paparë”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, po bëhen pothuajse katër vjet prej kur diplomacia kosovare udhëhiqet nga Donika Gërvalla, e po kaq janë bërë edhe nga njohja e fundit që ka marrë Kosova nga një shtet.

Izraeli që erdhi si njohje nga marrëveshja e Uashingtonit, ishte e fundit që do të shënohej në listën e shteteve që kanë pranuar Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

Kosovën që nga 2008-ta e deri më tani e kanë njohur 117 shtete të botës. /Telegrafi/