Site icon Telegrafi

Tahiri: Kocijançiq po flet si zëdhënëse e zyrës së Gjuriqit

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, e cila ka përsëritur edhe një herë kërkesën e Bashkimit Evropian (BE) që autoritetet kosovare të pezullojnë menjëherë taksën e vënë ndaj mallrave nga Serbia.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kocijançiq më shumë ka funksionuar si zëdhënëse e Zyrës për Kosovë së Marko Gjuriqit se sa të vendeve anëtare të BE.

“Gjatë tërë mandatit të saj Maja Kocijançiç më shumë ka funksionuar si zëdhënëse e Zyrës për Kosovë së Marko Gjuriçit se sa të vendeve anëtare të BE. Qëndrimet e saj që sot u paraqitën në media janë vetëm vazhdimësi e qëndrimeve të mëparshme”, ka thënë Tahiri.

Më tej Tahiri ka thënë se “kushtëzimi i dialogut nga ana e saj nënkupton bllokim permanent të dialogut”.

“Kosova është për dialog të pakushtëzuar. Nëse doni, ne kemi plotë”, ka shkruar Tahiri.

Lexo po ashtu Kocijançiq e përsërit se taksa është pengesë për dialogun Kosovë-Serbi, por nuk flet për njëanshmërinë e BE-së

Reagimi i Tahirit vjen pas deklaratës së Kocijançiq, e cila ka përsëritur edhe një herë kërkesën e Bashkimit Evropian (BE) që autoritetet kosovare të pezullojnë menjëherë taksën e vënë ndaj mallrave nga Serbia, duke tërhequr vëmendjen se kjo tarifë pengon Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE. /Telegrafi/

Exit mobile version