Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i shoqëruar nga deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, në Ditën Kombëtare të Mbretërisë së Norvegjisë, kanë pritur në takim ambasadorin e këtij shteti, Jens Erik Grondahl.
“Ambasadorit Grondahl, përfaqësues i shtetit e popullit mik Norvegjez, i përcollëm urimet e përfaqësuesve të populli të Kosovës, me ndjenjën më të mirë e respektin për përkrahjen e madhe në të gjitha etapat”, u shpreh ai.
Tahiri ka bërë të ditur se nga ambasadori Grondahl kërkoi përkrahjen e Norvegjisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. /Telegrafi/