Telegrafi

Tahiri: Javën tjetër vendoset për shkarkimin e Bordit të RTK-së, po vazhdon degradimi i institucioneve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se shkarkimi i Bordit të RTK-së, pritet të bëhet në seancën e ardhshme do të jetë edhe një goditje për një institucion të rëndësishëm.

“Në seancën e radhës që do të mbahet javën që vjen, ka vendos të degradojë institucionet e pavarura në Republikën e Kosovës, pjesë e kësaj seance do të jetë edhe shkarkimi i Bordit të RTK-së.

Kjo është një goditje që po i jepet një mediumi të lirë, një institucioni të rëndësishëm të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri pas mbledhjes.

Ai tha se e kanë kundërshtuar shkarkimin e këtij bordi pasi sipas tyre kjo është e papranueshme të shkarkohet ky bord.

“Atyre vetëm po iu intereson vetëm sistemimi i fuqishëm i aktivistëve dhe familjarëve të tyre”, tha Tahiri. /Telegrafi/