Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së Besnik, Tahiri ka thënë se është me se i nevojshëm gazsjellësi amerikan.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë vednime të guximshme për shtetin dhe gjeneratat e ardhshme.
“Gazsjellësi Amerikan i domosdoshëm për Kosovën! Tashmë kur gazsjellësi Trans-Atlantik (TAP), ka nisur transportimet e para të gazit, shtetet që janë pjesë e saj, jo vetëm se po sigurojnë burime energjie, por para së gjithash, po rrisin sigurinë nacionale”, tha ai.
Tutje theksoi se Kosova, përkundër përpjekjeve paraprake, me hezitimin dhe paqartësinë nuk guxon të mbete e izoluar në aspektin e energjisë por edhe sigurisë.
“Tashmë, projekti i ri i gazsjellësit Amerikan, duhet të qartësohet me urgjencë, që ta zëmë hapin e fundit për t’i dhënë vendit siguri energjetike dhe jo vetëm, por edhe të marrim vendime të guximshme për shtetin dhe gjeneratat”, ka shkruar Tahiri./Telegrafi/