Site icon Telegrafi

Tahiri ndryshe nga vendimi i Qeverisë: Gastronomisë t’i lejohet puna deri në ora 23:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se i ka shkruar shkresë zyrtare ministrit të Shëndetësisë, atij të Tregtisë dhe kryeministrit për hapjen e gastronomisë.

Ai ka pyetur se a ka të dhëna shkencore që infeksioni përhapet për dy orë në mbrëmje.

“Për sa i përket temës së gastronomisë, kam për obligim që t’ju njoftojë se ne si Qeveri i kemi marr të gjitha masat që si mundësi që ta hapim këtë pjesë të ekonomisë, që është një ekonomi zinxhirore. Më 21 korrik kam takuar Odën e Hotelerisë dhe Turizmit dhe kam nisur shkresë zyrtare tek ministri i Shëndetësisë dhe Tregtisë dhe te kryeministri me i pa kërkesat që ju i keni adresuar sot. Në aspektin logjik për ta parë një të dhënë empirike se çfarë dallon mos të punohet me dy orë. Me punuar deri në ora 21:00, e pse jo të mos punohet deri në ora 23:00. Cila është e dhëna empirike që rritet infeksioni për dy orë”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version