Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës llogaridhënie për audio-incizimet e shefes së Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radojiçiq të publikuara të mërkurën në media.
Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar transparencë nga Qeveria për “marrëveshjet’ Kusari-Radojiçiq.
“Kemi një kërkesë konkrete e cila na obligon deputetëve që të kërkojmë një ballafaqim me qeverinë dhe një transparencë që ka shfaqur përgjimi në publik. Për çfarë kushtesh është biseduar me kryekriminelin Milan Radojiciq?”, tha ai.
Tahiri po ashtu tha se Kuvendi i Kosovës dhe qytetarët duhet të informohen se cili ka qenë pazari i këtij negocimi.
“Shihet qartë se aty ka qenë një kushtëzim i qartë për largimin e vlerës së Kosovës, për largimin e UÇK-së. Që nga nisma e kësaj legjislatura na është thënë që nuk ka koalicion me Listën serbe. Kjo qeveri nuk ka etikë politike, pasi po të kishte etik ushtria jonë është pa ushqim…”, u shpreh ai.
Ai po ashtu theksoi se: I drejtohem Kusari-Lilës që nuk duhet në asnjë moment tëndin të vendosësh argument me mashtrime e rrena.
Nuk mund të vish të na shesësh moral për atë temë. Ne po kërkojmë një llogari dhënie për atë Pazar që ke bërë”. /Telegrafi/