Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte thënë se të gjitha partitë janë bërë bashkë kundër LVV-së dhe se kanë frikë nga zgjedhjet.
Tahiri ka thënë se zgjedhjet do të mbahen brenda një viti, dhe deklarata e Kurtit do të demantohet.
“Brenda një viti do të ketë zgjedhje, ndoshta nuk do të shkojë as një vit. Pas përfundimit të pandemisë dhe do ta shohim, edhe kjo deklaratë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do të demantohet”, u shpreh Tahiri në Debat Plus, përcjell Telegrafi.
Më tej, ai ka thënë se nëse Kurti do të ishte në pozicion aq të favorshëm nuk do të kishte frikë nga formimi i Qeverisë së re nga ana e LDK-së.
“E shohë një panik të Kurti, LVV do të filloi të ketë rënie në zgjedhjet e reja”, shtoi ai.
Tahiri tha se LVV më nuk ka asnjë mundësi që të rritet./Telegrafi/