Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se do ta lë mandatin e deputetit nëse Albin Kurti do të zgjedhet edhe njëherë kryeministër i Kosovës.
“Unë po të siguroj që z. Kurti nuk do të jetë kryeministër dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie. Nëse përnjëmend ndodh e kundërta, na kemi kan në këtë studio dhe unë kam me pagu çmim personal. Por nuk do të jetë kryeministër”, tha Tahiri.
“Që po tërhekna krejt, që nuk ja kam qëllu dhe që nuk e meritoj me qenë më tutje me vazhdu”, u shpreh ai.
“Nëse unë jam deputet në atë qeveri ku do të zgjedhet Albin Kurti në qeverinë e dytë do ta lë mandatin e deputetetit”, tha Tahiri në Pressing,