Telegrafi

Tahir Batatina i kënaqur me rezultatin ndaj Prishtinës

Llapi barazoi pa gola me Prishtinën në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Batatina ka thënë se është i kënaqur me rezultatin e arritur në “Fadil Vokrri”.

“Disa trajnerë po ma prishin lojën edhe mua. Po ia prishin lojën e bukur Llapit”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes për ArtSport.

Lexo po ashtu Prishtina dhe Llapi ndajnë pikët - vazhdon lufta për një vend në Evropë

“Por, është e rëndësishme kjo pikë për faktin se kemi një orar më të mirë. Do ta bëjmë maksimumin të jemi sa më lart në tabelë. Ishte një lojë e taktizuar nga të dyja skuadrat, ku kemi pritur gabimet”.

“Patën disa raste tona, por sidoqoftë morëm një rezultat pozitiv. Kemi orar të mirë për të përfunduar lart në tabelë. Lojtarët dhanë maksimumin nga vetja”.

“Kemi një skuadër të mirë dhe mund të marrim rezultate të mira. Llapi besoj meriton Evropën. Barazimi ishte epilog real”, ka shtuar më tej trajneri i skuadrës nga Podujeva. /Telegrafi/