Telegrafi

Tahir Batatina akuzon gjyqtarët për humbjen e thellë

Drita ka shënuar fitore ndaj Llapit në kuadër të javës së pestë me rezultat të thellë 4-0.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i ka akuzuar gjyqtarët për humbje, që sipas tij dhanë dy penallti që nuk ishin.

“Që nga fillimi dy penallti, asnjëra nuk ishte. Gjithçka vendosën gjyqtarët në pjesën e parë dhe normalisht që është problem të kthehesh në lojë. Dritës i kishin mbetur disa pije pa i pirë nga Kupa e Kosovës, le t’i pinë sot, le të festojnë”.

“Ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës, ta bëjmë maksimumin. Futbolli luhet gjatë, ka shumë për t’u luajtur. Por, një derbi i tillë me këta gjyqtarë, që kam shpresuar shumë në ta, dhe niveli si kanë referuar këta gjyqtarë sot, nuk e meritojnë të jenë pjesë e Superligës”.

“Një arbitrim i tillë e prish derbin, janë të ri, por në ndeshje të tilla nuk kanë potencial”, ka thënë Batatina.

Llapi ka marr pesë pikë nga pesë ndeshje deri më tani. /Telegrafi/