Telegrafi

Taekwondisti Arbër Bajra përfundon garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Taekwondisti ynë, Arbër Bajra, ka përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Garuesi ynë nuk pati fat në short, pasi u përballë me dy herë nënkampionin e Evropës, boshnjakun, Nexhat Husiq, nga i cili pësoi humbje në kategorinë -80 kg.

Taekwondo në LM Oran 2022 u përfaqësua edhe nga Arbër Azemi dhe trajneri Nuhi Gashi.

Iu urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.