Tre taekwondistët e rinj: Jon Gashi, Elion Agushi dhe Arnis Agushi, kanë fituar medalje në garën “German Open 2020 G2-E2”, të mbajtur në Hamburg të Gjermanisë, grupmosha kadet dhe juniorë.
Gara është në kalendarin e Federatës Botërore të Taekwondosë, ndërsa vlerësohet një prej garave më të forta.
Medaljen e artë e fitoi Jon Gashi për kadet, kategoria -57 kg, derisa pjesëmarrës në kategori ishin katër garues.
Në këtë grupmoshë, Elion Agushi u stolis me të bronztën (-49 kg), ku pjesëmarrës në kategori ishin 10 garues.
Tek juniorët, medalja e bronztë i takoi Arnis Agushit (-63 kg), në një konkurrencë prej 17 garuesve.
Pjesëmarrës në garë, përfshirë edhe seniorët ishin 760 garues.