Ish-portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, ka lëshuar një sulm të jashtëzakonshëm ndaj gjyqtarit, Michael Oliver, duke thënë se nëse ai do të ishte në vend të Gianluigi Buffonit, do të kishte goditur në fytyrën atë.
Juventusi ishte në epërsi 0-3 ndaj Realit dhe priteshin vazhdimet dy herë nga 30 minuta, por në minutën e fundit të lojës shtesë u akordua një penallti në favor të spanjollëve.
Buffon u dërgua jashtë me kartonë të kuq në momentin e dhënies së penalltisë së mbrëmshme për Real Madridit, pasi protestoi ashpër në drejtim të gjyqtarit.
Cristiano Ronaldo ishte i saktë nga penalltia dhe eliminoi Bianconerët nga Liga e Kampionëve dhe njëri nga paraardhësit e Buffonit ka drejtuar disa fjalët të ashpra në drejtim të gjyqtarit në lidhje me episodin diskutabil.
“Duke e ditur se do të ndaloja së luajturi, do të kisha goditur gjyqtarin në fytyrën e tij”, ka thënë fillimisht Tacconi, i cili luajti më shumë se 200 ndeshje për Zonjën e Vjetër, për RMC Sport.
“Do të ishte një fund i shkëlqyer për një karrierë të mrekullueshme”.
“Ju nuk mund të jepni një penallti të tillë në minutën e 95-të”.
“Psikologjikisht të gjithë janë të tensionuar dhe ju nuk mund të jepni një penallti të tillë”, përfundoi ish-portieri i Juventusit. /Telegrafi/