Site icon Telegrafi

“Taboo”, kënga më re nga Donna

Donna (Foto: Instagram/donnademirii)

“Taboo” mban titullin kënga më re nga Donna, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Është një këngë me ritme verore që është prodhuar nga Xon Oxa, i cili e ka bërë edhe muzikën, ndërsa për tekstin dhe melodinë është kujdesur Gesko.

Për anën vizuale është kujdesur Loni Production që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.

Donna, emri i vërtetë i të cilës është Liridona Demiri, do të vazhdojë të sjellë projekte të tjera muzikore në vijim.

Në ndërkohë, “Sje mo” dhe “Loco” janë realizimet e pëlqyera muzikore të lansuara më herët nga këngëtarja. /Telegrafi/

Exit mobile version