Telegrafi

Tabloidi britanik “Daily Star” shkruan për nënën e Rita Orës dhe paraqitjet e saj atraktive në bikini gjatë pushimeve në Shqipëri

Foto: Vera Ora/Instagram

Tabloidi i famshëm britanik, Daily Star, i ka dedikuar një artikull nënës së këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Orës.

Ata kanë shkruar për pushimet që prindërit e këngëtares po kalojnë në Shqipëri, dhe në veçanti për paraqitjet atraktive të Verës në bikini, e cila edhe pse një grua në moshë, nuk heziton të zbulojë linjat e saj të trupit të saj.

“Mamaja joshëse e Rita Orës, Vera, ka shtangur ndjekësit e saj me një tjetër pamje të trupit të saj, duke pozuar me rroba banje ngjyrë blu në Instagram. Vera po shfrytëzon maksimalisht diellin në bregdetin shqiptar”, nis Daily Star.

“Duke pozuar nga ambientet e një hoteli, Vera zgjodhi një palë rroba banje ngjyrë blu krejtësisht pa rrip që vinin në pah figurën e saj trupore”, vazhdon tutje tabloidi britanik.

Foto: Vera Ora/Instagram

Bikini në fjalë i përkisnin markës së famshme “Elizabeth Hurley” dhe ishte e qartë se Vera po i bënin ato të dukeshin edhe më të bukura në trupin e saj.

Duke kombinuar pamjen me një palë sandale ngjyrë blu, ajo shtangu ndërsa pozonte me flokët e kapur dhe të hedhura prapa shpinës së saj.

Ndërsa ndau fotografinë me 83,000 ndjekësit e saj në Instagram, ajo shkroi: “Unë duhej të përputhesha me këtë bukuri – frymëzuar nga deti kristal blu i Shqipërisë”.

Foto: Vera Ora/Instagram

Ajo arriti 3,000 pëlqime brenda katër orësh dhe komentet fluturuan shpejt nën imazhin e postuar.

Lexo po ashtu Rita Ora me të dashurin Taika Waititi fotografohen të shoqëruar nga shoqja e tyre Ashley Benson gjatë një darke në Los Angeles

Vera ka shfaqur me plot siguri trupin e saj në Instagram për shumë kohë, veçanërisht pasi ajo bashkëpunoi me brendin “Amoena” për promovimin e bikinive në vitin 2019, pasi ajo u diagnostikua me kancer të gjirit vetë dhe iu nënshtrua një mastektomie në vitin 2005.

Në kohën e bashkëpunimit, Vera i tha Revistës ‘Hello!’ pse ajo mori vendimin për t’u bashkuar me fushatën reklamuese të brendit të bikinive.

Foto: Vera Ora/Instagram

Ajo tha: “Ishte e vështirë të fshehja plagët e mia gjatë pushimeve. Ndihesha e vetëdijshme dhe përpiqesha të mbuloja ose të qepja pëlhurë në bluzat e mia të notit. Pastaj zbulova brendin ‘Amoena’, i cili kishte krijuar diçka posaçërisht për gratë si unë”.

“Është kaq e butë dhe e hijshme dhe të bën të ndihesh e mrekullueshme”, kishte thënë ajo.

Vera, e cila është ambasadore e fushatave sensibilizuese për gratë e prekura nga kanceri dhe njerëzit që vuajnë nga shëndeti mendor, vazhdimisht përçon mesazhe pozitive për ndjekësit e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/