Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Parë në Grupin A dhe atë B në kuadër të javës së shtatë.
Në Grupin A, Liria ka arritur të fitojë në udhëtim të Drenasi me rezultat 2-0, duke u rikthyer kështu te fitorja.
Malisheva po ashtu ka triumfuar me rezultat minimal 10-0 ndaj Vëllaznimit, mirëpo që kishte një peshë të madhe, shkaku që morën kreun e tabelës.
Në këtë xhiro, fitore kanë shënuar edhe Oniz që mposhti 2-1 Vushtrrinë dhe Dukagjini që triumfoi 1-0 ndaj A&N.
Nga një pikë në këtë javë kanë marrë Trepça dhe Istogu që luajtën baraz, 1-1.
Grupi B
Flamurtari nuk ka arritur të marrë tri pikë në këtë javë, pasi është ndaluar në udhëtim te Ferizaj në takimin që përfundoi 1-1, mirëpo mbeti lider.
Fitore në këtë javë ka marr 2 Korriku që mposhti Kikën me rezultat komod 2-0, derisa tri pikë ka marrë edhe Vitia që fitoi 1-0 ndaj Ramiz Sadikut.
Kek-u në anën tjetër i ka ndarë pikët me Vllazninë, pasi ndeshja përfundoi pa gola. /Telegrafi/