Pas një fillimi të vështirë në sezonin 2016/17, tashmë është kthyer shpresa te Interi për të arritur objektivat.
E gjitha kjo ka ardhur që nga shkarkimi i Frank de Boer dhe ardhja e trajnerit Stefano Piolit.
Interi ka gjashtë fitore radhazi tani në Serie A dhe renditet në vendin e pestë me nëntë pikë më pak se Juventusi në vendin e parë, por Zonja e Vjetër ka një ndeshje më pak.
Gjithsesi, për të kuptuar më së miri progresin e Interit, mjafton të shikojmë tabelën e Serie A që nga shkarkimi i De Boer.
Zikaltërit janë në vendin e parë, të ndjekur nga Napoli, Roma, Juve dhe Lazio. /Telegrafi/