Telegrafi

Tabaku nuk pranon të marr postin e kryetarit të përkohshëm, detaje nga mbledhjen e Kryesisë së PD-së

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 pasdite e përfundoi pas mesnatës është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputeteve.

Jorida Tabaku nuk pranoi të votonte dhe ka dhënë dorëheqjen nga postet partiake.

“Vendimi nuk është një hap që i shërben bashkimit të PD”,-mësohet të ketë thënë ajo pas mbledhjes, ku u caktua hapja e procesit zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.

Lexo po ashtu Kryesia e PD merr vendimin, caktohet data e zgjedhjes së kryetarit të ri

Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

Madje ne momentet kur deputetet po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi ne dhune fizike ndaj deputetëve.

Gjatë tensioneve mes mbështetësve te Bashës dhe deputetëve që u larguan nga mbledhja, janë sulmuar dhe ofenduar edhe gazetarët.

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime. Bashkëlidhur vendimi i Kryesisë së PDSH. /Telegrafi/