Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosje do të votonte kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës nëse PAN do ta kandidonte – pasi koalicionit fitues i takon me kushtetutë ky post.
I pyetur në Zona e Debatit, Kurti, kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje, pohoi se s’është e thënë që PAN-i ta kandidojë Veselin për kryeparlamentar.
Sipas Kurtit, kryetar Kuvendi do të duhej të kandidohej dikush më konsensual, dikush që përbashkon më shumë se sa që ndanë, njofton Klan Kosova.